Gjilani sot ka arritur të finalizoj marrëveshjen me portierin nga Elbasani, Shkëlzen Ruçi.
Futbollisti 26-vjeçar u transferua te skuadra gjilanase nga kampionati i Shqipërisë, më gjegjësisht nga Luftëtari i Gjirokastrës.
Ruçi në tri sezonet e fundit ka luajtur për skuadrën e kaltërezi ndërsa më parë është paraqitur edhe për Elbasanin.
“Ruçi në skuadrën e Gjilanit vije pas tri sezoneve të kaluar në KF Luftëtarin dhe ka firmosur kontratë për dy vitet e ardhshme, ku do ti mbroj ngjyrat e ekipit gjilanas”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e bardhekuqve.
Krahas Ruçit, bordi drejtues i skuadrës po punon intezivisht që të ndërtoj një ekip garues për edicionet e ardhshme në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndryshe, Gjilani përmes barazhit duke mposhtur skuadrën e Besës së Pejës, siguroi mbijetesën në ligën elitare të Kosovës. /Telegrafi/