Telegrafi

Zyrtare: Portieri Ardit Nika rikthehet te Prishtina

Foto: FC Prishtina/Facebook

Prishtina e ka rikthyer portierin Ardit Nikën në skuadër, pasi ai ishte pjesë e Flamurtarit.

Gardiani që edhe pak ditë mbush 23 vite, po ribashkohet me bardheblutë, derisa kishte qëndruar dy vite te Flamurtari.

Nika është shprehur shumë i lumtur që po rikthehet te Prishtina, duke thënë se ai po e bënë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e tij.

Më poshtë keni statusin e plotë të Prishtinës (pa ndërhyrje):

Portieri Ardit Nika nga Flamurtari në Prishtinë

“Në Prishtinë për ambicie më të larta”

Prishtinë, 6 janar 2021 – Portieri 191 cm i gjatë, Ardit Nika, më 12 janar mbush 23, rikthehet në Prishtinë pas dy vitesh qëndrim si portier i parë i Flamurtarit në skuadrën e Prishtinës në të cilën kishte arritur deri te portieri i dytë i skuadrës duke qenë kampion me U19 në edicionin 2016/17.

“Besoj shumë se jam duke bërë zgjidhjen e duhur me rikthimin tim tek Prishtina. Besoj se mund t’i arrijë ambiciet të cilat i kam, që do të thotë se pretendoj që mos të lëviz nga skuadra. Kam besim të plotë se me angazhim maksimal do t’ia arrijë të jem portier i parë i skuadrës. Jam i ri, koha është në favorin tim, jam në klubin e duhur, në klubin më të madh në vend dhe me mbetët të punoj shumë dhe të dëshmoj cilësitë që kam”. /Telegrafi/