Telegrafi

Zyrtare: Porta e Dukagjinit ‘blindohet’ nga Bekim Rexhepi

Dukagjini ka bërë të ditur se Bekim Rexhepi është portieri i tyre i ri.

Rexhepi do të jetë gardiani i skuadrës nga Klina për sezonin 2024/25.

Portieri nga Shkupi ka nënshkruar tashmë kontratën me Dukagjinin, ndërsa më poshtë mund ta lexoni postimin e këtyre të fundit (pa ndërhyrje):

Bekim Rexhepi do të jetë gardiani i portës sonë për sezonën 2024-2025

Ju njoftojmë  të gjithë komunitetin sportiv dhe publikun e gjerë se kemi arritur marrëveshje me portierin nga Shkupi, Bekim Rexhepi, i cili me përvojën e tij që ka pasur së fundi në kampionatin shqiptar te skuadra e Skenderbeut, Partizanit dhe Dianmos, synon që të bëj më të miren edhe në kampionatin kosovar, respektivisht te skuadra jonë.

Mirë se vjen Bekim Rexhepi. /Telegrafi/