Lukas Podolski ka ndërruar skuadër dhe ambient, duke u transferuar në kampionatin e Japonisë.
Sulmuesi gjerman për shumë vite ka bërë karrierë në nivelet më të larta të futbollit evropian, duke luajtur për skuadra si Bayern Munich, Arsenal, Inter dhe së fundmi te skuadra turke, Galatasaray.
Megjithatë, Podolski ka vendosur ta lë futbollin evropian për të nisur një aventurë të re.
Gjermani është prezantuar me fanellën e re të skuadrës nga J1 League, te skuadra Vissel Kobe. /Telegrafi/