Milani ka njoftuar zyrtarisht se trajneri Stefano Pioli ka nënshkruar një zgjatje të kontratës dyvjeçare me klubin.
Trajneri 57-vjeçar italian iu bashkua kuqezinjve në tetor të vitit 2019 pas shkarkimit të Marco Giampaolos. Pioli e udhëhoqi Milanin drejt Scudettos së tyre të parë në një dekadë sezonin e kaluar dhe skuadra tani është pas liderëve të ligës Napolit, të etur për të mbrojtur titullin e tyre.
Siç njoftoi Milani, Pioli ka vendosur një zgjatje të re dyvjeçare të kontratës, duke e lidhur atë me klubin deri në qershor të vitit 2025. Marrëveshja e tij e mëparshme skadoi në fund të këtij sezoni.
Trajneri italian ka shprehur më parë dëshirën për të qëndruar me kuqezinjtë për një kohë të gjatë dhe ky njoftim konfirmon se klubi është në të njëjtën proces, i kënaqur me punën e tij brenda dhe jashtë fushës.
Pioli ka drejtuar 153 ndeshje të Milanit që nga ardhja e tij në tetor 2019, mesatarisht 1.97 pikë për ndeshje. /Telegrafi/
Official Statement: Stefano Pioli ➡️ https://t.co/7u5AsIwvr5
Comunicato Ufficiale: Stefano Pioli ➡️ https://t.co/VpTITwuGZp#SempreMilan pic.twitter.com/dSPMJyAFle
— AC Milan (@acmilan) October 31, 2022