Telegrafi

Zyrtare: Piatek kalon te Hertha Berlin

Hertha Berlin e ka zyrtarizuar sulmuesin e njohur polak, Krzysztof Piatek që vjen nga AC Milan.

Sulmuesi 24-vjeçar do të bashkohet menjëherë me klubin gjerman dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës.

“Krzysztof është një sulmues tepër i rrezikshëm i cili tashmë ka treguar cilësinë dhe syrin e tij për gol në nivelin më të lartë në Serie A me AC Milan, si dhe me skuadrën e tij kombëtare. Sulmi ynë menjëherë do të përmirësohet në cilësi me këtë nënshkrim”, ka thënë drejtori sportiv, Michael Preetz.

 

Edhe polaku u shfaq i lumtur me transferimin e tij në kryeqytetin gjerman.

“Jam shumë i lumtur që u bë ky transferim. Mënyra se si po kalon ky klub më ka bindur vërtet se kjo ishte lëvizja e duhur për mua dhe jam shumë i entuziazmuar të luaj me shokët e mi të ri të skuadrës”.

Piaktek ka luajtur më parë për klube polake si Lechia Dzierzonioë, Zaglebie Lubin (85 ndeshje / 18 gola) dhe KS Cracovia (65/32).

Ai ka bërë karrierë edhe me Genoan dhe Milanin në Serie A.  /Telegrafi/