Site icon Telegrafi

Zyrtare: Perisic dhe Icardi dënohen me dy ndeshje mos-lojë

Komisioni Disiplinor i Serie A ka konfirmuar dy dënime për skuadrën e Interit.

Kjo e fundit pësoi humbje në takimin e mbrëmshëm kundër Juventusit me rezultat minimal 1-0.

Ivan Persic dhe Mauro Icardi janë dënuar me nga dy ndeshje mos-lojë si rezultat i problemeve që kanë shkaktuar në stadiumin Juventus Arena, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Juventus 1-0 Inter, notat e lojtarëve (Foto)

Mesfushori kroat u ndëshkuar me karton të kuq ndërsa sulmuesi argjentinas sulmoi me top gjyqtarin kryesor të takimit.

Por, skuadra e Interit me të marrë lajmin ka vendosur që të apelojë vendimin e Komisionit Disiplinor të ligës elitare italiane dhe do të përpiqet të heq dënimin, apo së paku të zbus atë.

Ndryshe, dyshja e lartpërmendur do t’i humbasin ndeshjen me Empolin dhe Bolognan, të dyja këto në kuadër të Serie A.

Exit mobile version