Telegrafi

Zyrtare: Pepe kthehet te Porto

Foto: FC Porto/Twitter

Porto ka konfirmuar rikthimin e Pepes në Portugali.

Mbrojtësi 35-vjeçar ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa erdhi si lojtar i lirë pasi javë më parë kishte prishur kontratën me Besiktasin.

Ish-ylli i Realit në Porot do të gjejë edhe shokun e skuadrës nga koha e Los Blancos, Iker Casillias, me të cilin luajtën së bashku nga sezoni 2007 deri në vitin 2015.

Porto aktualisht është në vendin e parë dhe është në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin e ligës.

Pepe e filloi karrierën te skuadra portugeze Maritimo, pastaj vazhdoi te Porto ku qëndroi për tre sezone dhe gjatë kësaj kohe u paraqit në 34 ndeshje.

Lexo po ashtu Reali shfaq interesim për Militaon e Portos

Sa ishte pjesë e skuadrës portugezi kishte fituar dy herë titullin e Ligës, dy herë Superkupën e Portugalisë.

Nuk duhet harruar se Pepe është lojtari i Përfaqësueses së Portugalisë nga viti 2007. /Telegrafi/