Telegrafi

Zyrtare: Pellegrini kalon te Eintracht Frankfurt

Luca Pellegrini është bashkuar zyrtarisht me Eintracht Frankfurtin si huazimi nga Juventusi.

Mbrojtësi 23-vjeçar italian bëri 21 paraqitje sezonin e kaluar, duke luftuar për një vend me Alex Sandro në formacionin startues.

Ai është pjesë e Juventusit që nga korriku 2019, ndërsa trajneri Max Allegri ishte i pari që i dha hapësirë.

Siç njoftoi Juventusi, Pellegrini tani është larguar nga Torino për t’iu bashkuar Eintracht Frankfurt në një marrëveshje huazimi një vjeçar.

Skuadra e Bundesligës e ka marr italianin si një zëvendësues për Filip Kostic, i cili sapo u largua drejt Juventusit.

Pellegrini më parë ka qenë në huazim te Cagliari dhe Genoa. /Telegrafi/