Telegrafi

Zyrtare: Paulo Fonseca, trajner i ri i Milanit

Klubi italian, Milani ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit të ri, Paulo Fonseca, i cili së fundmi ishte te Lille.

Disa javë pas largimit të Stefano Piolit, drejtuesit e klubit Rossoner kanë gjetur menjëherë pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për trajnerin portugez, Fonseca, i cili vjen pas një aventure pozitive në Ligue 1 me Lille.

Është vet faqja zyrtare e Milanit, e cila ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Fonsecan.

 

“AC Milan mund të konfirmojë se Paulo Fonseca është emëruar si trajner i ekipit të parë të meshkujve”.

“Trajneri portugez tani i bashkohet AC Milan me një kontratë trevjeçare. Klubi dëshiron t’i urojë Paulo dhe stafit të tij një mirëseardhje të ngrohtë”, thuhet në njoftim.

Në të kaluarën, Fonseca ka drejtuar klube të njohura si Porto, Braga, Shakhtar Donetsk dhe Roma. /Telegrafi/