Site icon Telegrafi

Zyrtare: Paulo Dybala, lojtar i ri i Romës

Roma ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Paulo Dybala si lojtar i lirë në këtë afat kalimtar të verës.

Giallorossët kanë arritur të bëjnë një goditje të madhe në këtë afat kalimtar veror, pasi kanë nënshkruar me argjentinasin Dybala.

Deri te transferimi i Dybalas, Roma erdhi pasi shfrytëzoi situaten e paqëndrueshme financiare të Interit, i cili pati marrëveshje personale me lojtarin për një kohë të gjatë.

Lexo po ashtu Dybala i kompleton ekzaminimet mjekësore te Roma

Megjithatë, në fund Roma arriti të bëjë një ofertë të kënaqshme për lojtarin i cili vendosi të pranojë transferimin në Olimpico.

Pas testeve mjekësore, tani ka ardhur edhe zyrtarzimi i yllit argjentinas nga faqet zyrtare të klubit italian.

“Mirësevjen Paulo Dybala. Klubi është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e sulmuesit me famë botërore!”, thuhet në njoftim.

Ish-sulmuesi i Juventusit do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me përfitime sezonale prej gjashtë milionë eurosh duke i përfshirë edhe bonuset. /Telegrafi/

 

Exit mobile version