Telegrafi

Zyrtare: Paqueta kalon nga Milani te Lyon

Mesfushori brazilian Lucas Paqueta ka mbyllur transferimin e tij nga Milani te Lyoni.

Paqueta i ka thënë lamtumirë Milanit dhe tani është një lojtar i ri i Lyonit, pas mungesës së minutave tek klubi italian.

Mesfushori brazilian i lindur në vitin 1997, i cili arriti në Itali në janar të vitit 2019, ka lënë Rossonerët pas një sezoni e gjysmë duke nënshkruar një kontratë me Lyonin që e lidh deri në vitin 2025.

 

Milani nga ky transferim ka fituar 20 milionë euro plus një përqindje në shitjen e ardhmen të lojtarit.

Në konferencën për shtyp të prezantimit të lojtarit, presidenti i Lyonit Jean-Michel Aulas konfirmon formulën dhe shifrat e operacionit.

“Ne jemi shumë të lumtur që ta mirëpresim Lucasin. Është një operacion shumë i rëndësishëm për klubin. Së bashku me Juninho (drejtorin sportiv) ne duam të bëjmë një ekip konkurrues”.

 

“Ishte e rëndësishme të bënim një goditje të madhe. Ai nënshkruan me ne për 5 sezone dhe vjen për 20 milion euro. Ai tashmë njeh disa nga lojtarët dhe do të integrohet shpejt. Ne bëmë një marrëveshje të madhe”, ka thënë Aulas. /Telegrafi/