Site icon Telegrafi

Zyrtare: Panucci publikon listën e Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, , Christian Pannucci ka bërë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy takimet zyrtare eliminatore.

Shqipëria do të luajë me 2 shtator në Elbasan me Lihtenshtejnin si dhe më 5 shtator në Strumicë me Maqedoninë.

Ivan Balliu është risia më e madhe në repartin e mbrojtjes nga Christian Panucci, ndërsa në sulm është ftuar për herë të parë edhe sulmuesi i Mariborit, Valon Ahmedi.

Jashtë listës ka mbetur çuditërisht mesfushori Ermir Lenjani i cili ka filluar të shkëlqejë me Sionin në Zvicër.

Ndërkohë ftesë nuk ka pasur as për Bekim Balajn dhe Taulant Xhakën. /Telegrafi/

Kjo është lista e të grumbulluarve:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Alban Hoxha.

Mbrojtës: Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj, Berat Djimshiti, Elseid Hysaj, Frederik Veseli, Hysen Memolla dhe Ivan Balliu.

Mesfushorë: Migjen Basha, Andi Lila, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Eros Grezda, Jahmir Hyka, Odise Roshi, Liridon Latifi dhe Amir Abrashi.

Sulmues: Valon Ahmedi, Sokol Cikalleshi, Azdren Llullaku dhe Armando Sadiku.

Exit mobile version