Barcelona ka njoftuar edhe zyrtarisht rinovimin e kontratës me sulmuesin anësor francez, Ousmane Dembele.
Dembele ka dy javë që ka mbetur si lojtarë i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata e tij me Barcelonën.
Megjithatë, pas shumë muajve bisedime, palët kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Është vet faqja zyrtare e Barcelonës që ka njoftuar se Dembele ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare.
2̵0̵2̵2̵
2024𝐍𝐎𝐖, 𝐘𝐄𝐒! pic.twitter.com/Exv7olDDwc
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 14, 2022
“Tani, po”, shkruan në postimin e Barcelonës, të bashkangjitur me një video të Dembeles duke fshirë vitin 2022 dhe shtuar vitin 2024.
“FC Barcelona dhe lojtari Ousmane Dembele kanë arritur një marrëveshje për një kontratë deri më 30 qershor 2024”, shkruan në njoftimin tjetër.
Rinovimi i kontratës së Dembeles ishte njëra nga kërkesat kryesore të trajnerit Xavi Hernandez. /Telegrafi/
Dembélé, culer until 2024 💙❤️
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 14, 2022