Site icon Telegrafi

Zyrtare: Otto John i bashkohet Dukagjinit

Dukagjini ka konfirmuar se ka transferuar Otto Johnin.

Sulmuesi ishte i lirë, pas largimit nga Prishtina, ndërsa tani është prezantuar te klubi nga Klina.

Më poshtë keni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Dukagjinit:

???????? ???? ????, ???? ?????????? ??̈ ?????? ????̈

Futbollisti nigerian vjen nga radhët e Prishtinës, ndërkohë që dikur ishte edhe pjesë e klubeve si Trepça ‘89 dhe Skënderbeu nga Korça.

Sulmuesi John, ka luajtur edhe në garat ndërkombëtare me këto tri klube, ku në dhjetë ndeshje ka realizuar tri herë. Sezonin e kaluar John ka realizuar pesë gola dhe tani është përsëri nën urdhrat e kryetrajnerit A. Dallku.

Mirë se vjen OTTO, na priftë e mbara! /Telegrafi/

Exit mobile version