Telegrafi

Zyrtare: Oscar dënohet me tetë ndeshje mos-lojë shkaku i ‘trazirave’ në ndeshje (Foto/Video)

Federata Kineze e Futbollit e ka dënuar mesfushorin brazilian, Oscar, me tetë ndeshje mos-lojë.

Mesfushori brazilian bëri bujë të madhe kur pranoi në janar transferimin në Kinë te skuadra Shanghai SIPG, për një shifër prej mbi 60 milionë euro.

Lexo po ashtu Oscar shkoi për miliona në Kinë, por atje nuk po i ecën mirë - Humb dy penallti brenda 11 minutave (Video)

Ky transferim i tij doli të jetë një dështim, pasi Oscar nga ajo kohë e ka gjetur golin vetëm dy herë, teksa nuk po mund të bëj ndikim as në fushë me asistime.

Megjithatë, emri i mesfushorit brazilian u përmend shumë në fundjavën e fundit, pasi bëri gjeste të pahijshme në fushë, duke goditur me top dy kundërshtar dhe pas kësaj u krijua një përleshje masive mes futbollistëve të skuadrës së tij dhe kundërshtarëve.

Pas kësaj, Federata Kineze e Futbollit e dënoi Oscarin me tetë ndeshje mos-lojë për rolin e tij në grindjen gjatë ndeshjes së Superligës Kineze në mes të Shanghai SIPG dhe Guangzhou R & F. /Telegrafi/