Telegrafi

Zyrtare: Onana nënshkruan me Unitedin

(Foto: Twitter/Manchester United)

Andre Onana është zyrtarizuar si futbollist i Manchester Unitedit dhe kjo është konfirmuar përmes faqes zyrtare të klubit.

Në kumtesën për media, Djajtë e Kuq kanë bërë të ditur se ai ka nënshkruar deri në qershor 2028 me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Portieri kamerunas kalon në Old Trafford nga Interi, ndërsa në nivel klubesh e ka mbajtur portën të paprekur në 104 nga 255 paraqitjet zyrtare.

Derisa ishte pjesë e Ajaxit i ka fituar tre tituj kampionalë dhe dy kupa të Holandës.

Lexo po ashtu Onana: Oferta e Man Utd ishte e parezistueshme, por do të jem gjithmonë një Interista

Interit iu bashkua në vitin 2022, ndërsa në edicionin e kaluar e fitoi Kupën e Italisë dhe pati më së shumti ndeshje pa pranuar gol në Ligën e Kampionëve, ku Nerazzurrët arritën deri në finale. /Telegrafi/