Telegrafi

Zyrtare: Olympiacos në ligën e dytë greke

Kampioni i trefishtë i basketbollit evropian, Olympiacos është përjashtua nga liga elitare greke.

Komisioni Disiplinor i Federatës Greke të Basketbollit i ka komunikuar këtë vendim klubit të famshëm për shkak se skuadra e Pireut ka refuzuar të paraqitet në parket në ndeshjen çerekfinale të “playoff” kundër Panathinaikosit.

Sipas njoftimit zyrtar të ligës, Olympiacos do të thotë se vitin e ardhshëm do të luajë në garën më të ulët të ligës. Gjithashtu, fillimin e kampionatit në ligën e dytë do ta fillojë me minus gjashtë pikë.

Pasoja është ajo e konfliktit të ashpër midis basketbollistëve të pireut dhe Federatës së Basketbollit të Greqisë dhe Panathinaikosit. Përplasja kulmoi gjatë sezonit, kur kuqebardhët refuzuan të luajnë ndeshjen e parë derisa federata të angazhojë gjyqtarë të huaj. Federata këtë gjë e refuzoi dhe klubi nga Pire nuk u shfaq në parket.

Nuk ka ende përgjigje zyrtare nga Olympiacos. Nuk dihet nëse klubi nga Pireut ka rënë dakord për të luajtur në një garë më të ulët dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me dëshirën e klubit të famshëm për të luajtur në Ligën e Adriatikut. Grekët kanë bërë biseduar me udhëheqësit e ligës evropiane dhe klubeve të mëdha, por nuk dihet nëse do të jenë pjesë e garës.

Sa i përket Euroleague, pozita e Olympiacos në Greqi nuk ka të bëjë me performancën e tyre në ligën e elitës evropiane. Kjo u konfirmua nga kreu i Euroleagues, Josep Maria Bartomeu. /Telegrafi/