Site icon Telegrafi

Zyrtare: Nottingham Forest e huazon Arijanet Muriqin nga City

Arijanet Muriqi (Foto: Nottingham Forest/Twitter)

Nottingham Forest e ka transferuar edhe zyrtarisht Arijanet Muriqin nga Manchester City.

Skuadra angleze e ka transferuar portierin shqiptar në formë huazimi nga ‘Citizen’ deri në fund të sezonit 2019/20.

“Nottingham Forest ka kënaqësinë të njoftoj ardhjen e portierit Arijanet Muriq në formë të huazimit për një sezon nga Manchester City”, thuhet në komunikatën e klubit anglez.

“20-vjeçari që luan te Përfaqësuesja e Kosovës, është një portier shumë i talentuar që në sezonin e kaluar e ndihmoi Cityn ta fitojë Carabao Cupën, duke luajtur ndaj, Oxford United, Fulhamit dhe Leicester Cityt dhe dy gjysmëfinale ndaj Burton Albion”, thuhet më tej në njoftimin e Nottinghamit.

Muriqi është transferimi i pestë i klubit anglez në këtë afat kalimtar, derisa po bëhen gati për ndeshjet para sezonale që ë pari fillojnë në Greqi. /Telegrafi/

Exit mobile version