Telegrafi

Zyrtare: Nolito transferohet te gjiganti anglez

Manchester City ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Celta Vigos, Nolito.

Pas shumë e shumë diskutimeve më në fund sulmuesi spanjoll është bërë futbollist i Manchester Cityt.

Është skuadra angleze që e ka lajmëruar zyrtarizimin me Noliton, pasi ishte njëri nga të preferuarit e trajneri spanjoll, Pep Guardiola.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Nolito ka nënshkruar kontratë për katër vite, që do ta lidh atë me ‘Qytetarët’ deri në vitin 2020.

Çmimi që City ka paguar për sulmuesin e Celta Vigo besohet të jetë diku rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/