Telegrafi

Zyrtare: Nikson Memaj transferohet te Prishtina

Nikson Memaj (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Prishtina ka konfirmuar gjatë ditës së sotme (e mërkurë) transferimin e sulmuesit anësor, Nikson Memaj.

Kryeqytetasit kanë zyrtarizuar edhe transferimin e tretë brenda ditës së sotme.

Pas zyrtarizimit të dyshes prishtinase, Mergim Pefqeli dhe Donat Hasanaj, Prishtina ka konfirmuar edhe transferimin e Nikson Memajt.

Lexo po ashtu Zyrtare: Pefqeli dhe Hasanaj kthehen te Prishtina

Memaj rikthehet në futbollin e Kosovës pas një aventure në futbollin kroat te Hajduk Spliti, ku kalojë dy vite e gjysmë.

“Nikson Memaj, futbollisti i talentuar nga Gjakova, kthehet nga futbolli kroat në atë kosovar”.

“Memaj ishte pjesë e K.F. Gjakova dhe K.F. Vëllaznimi para kalimit të tij në futbollin kroat tek Hajduk Split, ku kaloj dy vite e gjysmë, për tu kthyer tek Prishtina”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Në anën tjetër, me këtë transferim i lumtur është ndarë edhe vet lojtari.

“Jam kthyer te Prishtina sepse më ka pëlqyer projekti i klubit, ambiciet që klubi i ka si në Kosovë po ashtu edhe në garat evropiane më pëlqejnë shumë dhe sigurisht mua nuk më tremb konkurrenca”.

“Unë jam një futbollist profesionist dhe duhet të jem i përgatitur për të përballuar me sukses konkurrencën në ekip, mendoj se jam gati për të luftuar për një vend në formacion dhe pikërisht për këtë gjë kam ardhur për të lënë gjurmë në klubin më të madh në Kosovë”.

“Në klub kam hasur në përkrahje të madhe si nga futbollistët, po ashtu edhe nga stafi teknik. Tifozët e Prishtinës “Plisat” mund të presin angazhim maksimal nga unë, si dhe shpresoj që në fund ti bëjmë krenar me trofe, sepse Plisat e meritojnë këtë”, ka thënë Memaj për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/