Chelsea ka njoftuar se Nicolas Jackson është tashmë lojtar i tyre, me senegalezin që ka nënshkruar një kontratë tetë-vjeçare me londinezët.
Ai kishte një sezon të mirë në La Liga, ku shënoi 12 gola.
I lindur në Gambia, Jackson kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij në Senegal dhe përfaqëson vendin në nivel ndërkombëtar.
… Nic Jackson! 💙 pic.twitter.com/IRFcrXnXf6
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 30, 2023
Ai e nisi futbollin në skuadrën e Casa Sports në Senegal përpara se të transferohej te Villarreal në shtator 2019.
Ai e mbylli sezonin si lojtari në formë i La Ligës, duke shënuar nëntë gola në tetë ndeshjet e fundit të sezonit./Telegrafi/