Telegrafi

Zyrtare: Nga Sevilla te Interi

Interi ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit argjentinas Ever Banega, i cili ka nënshkruar për tri vite.

Argjentinasi ka mbërritur si transferim i lirë nga Sevilla me të cilën fitoi edhe Ligën e Evropës për dy vite radhazi.

Ai deri më tani ka edhe 47 paraqitje me Argjentinën , ku ka shënuar 4 gola.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Ai kishte marrëveshje muaj më parë me Interin, por vetëm sot klubi e bëri zyrtare.

Interi mund të ketë paguar një shumë të vogël te Sevilla shkaku i klauzolës që kishte me këtë klub. /Telegrafi/