Valencia e ka konfirmuar blerjen e portierit Neto nga Juventus.
Valencia do të paguajë 7 milionë euro për Neton, plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh, që i bie se Juve mund të përfitojë 9 milionë euro.
Kontrata e tij e re me Los Che sheh një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurove.
Ai ka kontratë për katër vite.
Braziliani nuk ka qenë portieri startues te Bianconerër, pasi për 2 vite ruajti portën vetëm në 22 ndeshje.
Gianluigi Buffon vazhdon të mbetet zgjedhja numër 1 e Juventusit. /Telegrafi/