UEFA ka njoftuar zyrtarisht lokacionin për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe RB Leipzig.
Liverpool dhe RB Leipzig janë kundërshtar në fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve dhe ndeshja e parë e zhvilluar mes tyre u mbyll me fitoren 2-0 të Reds.
Ndeshja kthyese pritet të zhvillohet të mërkurën e ardhshme dhe tashmë UEFA ka vendosur lokacionin për këtë ndeshje.
Ashtu sikurse ndeshja e parë, edhe ndeshja e dytë do të zhvillohet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.
🏆 The #UCL second leg match between @LFC and @RBLeipzig_EN will take place in Budapest, Hungary.
A full list of affected UEFA fixtures is available here:
— UEFA (@UEFA) March 4, 2021
“Ndeshja e dytë mes Liverpoolit dhe RB Leipzig do të zhvillohet në Budapest, Hungari”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Ndryshe, ky ndërrim lokacioni vjen shkaku i rregullave të vendosura nga shtetet e ndryshme evropiane në lidhje me COVID-19. /Telegrafi/