Napoli ka nënshkruar zyrtarisht me mesfushorin Diego Demme nga RB Leipzig në një marrëveshje me vlerë të raportuar prej 13 milionë eurosh.
Mesfushori 28-vjeçar pati testet e tij mjekësore të premten dhe nënshkroi kontratën e tij sot (e shtunë) në Romë.
Ky zyrtarizim u konfirmua nga një cicërimë në Twitter e Presidentit Aurelio De Laurentiis: “Mirësevini Diego!”, shkruante në të.
Benvenuto Diego! #ADL
— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) January 11, 2020
Disa minuta më vonë edhe faqja zyrtare e klubit italian i uroi mirëseardhje mesfushorit 28-vjeçar.
Demme ishte entuziast për idenë e kësaj lëvizje, sepse megjithëse lindi dhe u rrit në Gjermani, babai i tij është italian dhe një përkrahës i pasionuar i Napolit.
Benvenuto #Demme! 🇩🇪
👉#WeAreAllBrothers
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/I3BxDjRgBa— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 11, 2020
Në fakt, Demme u emërua Diego për shkak të dashurisë se babait të tij në legjendë ne Napolit, Diego Armando Maradona.
Tifozët e Napolit mezi presin javën tjetër ose përfundimin e kësaj jave pasi pritet edhe zyrtarizimi i Stanislav Lobotka nga Celta Vigo.
Edhe ai e pati testet e tij mjekësore këtë mëngjes në Romë, pasi u pranua një marrëveshje prej 20 milionë eurosh plus bonuse me klubin spanjoll. /Telegrafi/
Benvenuto Diego!
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/7Ofist1R5e— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 11, 2020