Telegrafi

Zyrtare: Nainggolan rikthehet te Cagliari

(Foto: Twitter/Cagliari Calcio)

Cagliari ka njoftuar se Radja Nainggolan është kthyer nga Interi, në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit 2020/2021.

Mesfushori belg ishte i huazuar në Casteddu në edicionin e kaluar, ndërsa tash është rikthyer në Sardinia.

“Cagliari njofton se i ka siguruar të drejtat për shërbimet sportive të lojtarit Radja Nainggolan, i cili është transferuar nga Interi në formë huazimi deri në fund të sezonit”.

(Foto: Twitter/Cagliari Calcio)

“Si një histori e gjatë dashurie, e ngjyrosur me kuq dhe kaltër: Cagliari dhe Nainggolan janë përsëri bashkë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Nainggolan shënoi gjashtë gola dhe dhuroi gjashtë asistime në 26 ndeshje të Serie A me Cagliarin në sezonin e kaluar. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Cagliari Calcio)