Telegrafi

Zyrtare: Myrto Uzuni kalon te Granada

Myrto Uzuni e ka kompletuar transferimin e tij nga Ferencvaros te Granada CF në La Liga.

Sulmuesi shqiptar Uzuni, ka nënshkruar me Granadan deri në vitin 2025.

“Futbollisti i ri i Rojiblanco ka përvojë në nivelin më të lartë kontinental në UEFA Europa League dhe Champions League dhe është një lojtar i kombëtares shqiptare”.

“Uzuni ka kaluar kontrollet mjekësore dhe do t’i bashkohet stërvitjeve këtë të martë së bashku me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Myrto Uzuni ka luajtur më parë te Ferencvaros dhe Lokomotiva e Zagrebit.

Uzuni mund të debutojë në La Liga pikërisht  kundër liderit, Real Madridit, këtë fundjavë, e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabéu. /Telegrafi/