Myrto Uzuni e ka kompletuar transferimin e tij nga Ferencvaros te Granada CF në La Liga.
Sulmuesi shqiptar Uzuni, ka nënshkruar me Granadan deri në vitin 2025.
“Futbollisti i ri i Rojiblanco ka përvojë në nivelin më të lartë kontinental në UEFA Europa League dhe Champions League dhe është një lojtar i kombëtares shqiptare”.
Goles y asistencias desde el extremo.
¡Bienvenido al club de la #EternaLucha! pic.twitter.com/q6lEQofcQp
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) January 31, 2022
“Uzuni ka kaluar kontrollet mjekësore dhe do t’i bashkohet stërvitjeve këtë të martë së bashku me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.
Myrto Uzuni ka luajtur më parë te Ferencvaros dhe Lokomotiva e Zagrebit.
Uzuni mund të debutojë në La Liga pikërisht kundër liderit, Real Madridit, këtë fundjavë, e cila do të zhvillohet në Santiago Bernabéu. /Telegrafi/