Site icon Telegrafi

Zyrtare, MSH jep detajet rreth vdekjes së tri foshnjave

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot pati takim pune me drejtoreshën e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Viktorija Jovanovska, me qëllim që të rishikohet rasti me tri foshnjat e vdekura, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Vdesin tre foshnje të porsalindura në Klinikën Gjinekologjike në Shkup

Gjatë takimit nga ana e drejtoreshës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës si dhe me udhëheqësin e Kujdesit Intensiv është konstatuar se:

– Kjo është shtatzënia e parë e pacientes me fekondim IVF dhe shkalla e rrezikut për shkak të diabetit gestational (trajtuar me insulinë) dhe hipertension para-ekzistencial me Cerclage të aplikuar (lidhje e qafës së mitrës). Pacientja ka qenë më parë tri herë e shtruar në Spitalin klinik të Tetovës për shkak të hemorragjisë gjinekologjike.

-Duke pasur parasysh diagnozën e pranuar, plasja e ujit dhe kordoni kërthizor i rënë, në interes të të sapolindurve dhe shëndetit të nënës, shtatzënia ishte mbaruar me operacion me prerje cezariane.
Pas lindjes, foshnjat janë pranuar nga një pediatër dhe një mami në sallën e operacioneve, gjatë të cilës është vendosur reanimacioni primar dhe janë vendosur në inkubator ku janë transportuar në Departamentin e Kujdesit Intensiv Neonatal dhe Terapi.

Lexo po ashtu Familjarët e tri foshnjëve të vdekur, demantojnë ministrin Taravari

Nga MSH mohojnë se pretendimet e deklaruara më parë nga disa media se vdekja e të sapolindurve është e lidhur me mungesën e pajisjeve të nevojshme ose inkubatorët në Klinikë. Nga Klinika me përgjegjësi thonë se me prindërit është diskutuar disa herë dhe u është shpjeguar gjendja e të sapolindurve, trajtimi, gjithashtu edhe shanset e mundshme për mbijetesë.

Përkundër të gjitha përpjekjeve dhe terapisë së dhënë, fatkeqësisht foshnjat kanë vdekur të nesërmen.
Gjatë ditës, ministri do të takohet me prindërit e foshnjave të vdekura si dhe me gjithë stafin që ka qenë përgjegjës për kujdesin e foshnjave të sapolindura. Theksojmë se nëse raporti i komisionit konstaton parregullsi në trajtimin e të sapolindurve, menjëherë do të merren masat e duhura ligjore.

Nga Ministria e Shëndetësisë kumtojnë se do të përqendrohet sidomos në avancimin e kushteve të trajtimit, sidomos për foshnjat e lindura para kohe, duke investuar në pajisje dhe përsosje profesionale të personelit. /Telegrafi/

Exit mobile version