Ashtu siç pritej, Juventusi edhe zyrtarisht e ka rinovuar marrëveshjen e huazimit me Atletico Madridin për ta mbajtur Alvaro Moratan deri në qershor të vitit 2022 me opsionin për ta blerë.
Spanjolli arriti në Torino në sezonin e kaluar në formë huazimi një vjeçar që kushtoi 10 milionë euro, ndërsa kishte dy alternativa.
Njëra ishte opsioni për ta blerë në qershor të vitit 2021 për 45 milionë euro, kurse tjetra ishte vazhdimi i huazimit për një tjetër sezon për 10 milionë euro të tjera.
✍️ OFFICIAL | @AlvaroMorata extends his stay at Juventus until 2022! ⚪️⚫️#MoreMorata #ForzaJuve
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) June 15, 2021
Në ndërkohë, në fund te edicionit 2021/2022, Juve e ka opsionin që ta blejë sulmuesin për 35 milionë euro.
Morata shënoi 20 gola dhe dhuroi 12 asistime në 44 ndeshje të zhvilluara për Juventusin në të gjitha garat. Vetëm në Serie A, ai shënoi 11 gola dhe dhuroi 11 asistime. /Telegrafi/