Telegrafi

Zyrtare: Morata rikthehet në Real Madrid (Foto)

Alvaro Morata edhe përfundimisht është rikthyer në Real Madrid.

Kështu së paku ka bërë të ditur ueb-faqja zyrtare e klubit madrilen, e cila ka zyrtarizuar blerjen e reprezentuesit spanjoll nga Juventusi.

MOS I HUMBNI: Lajmet e fundit për transferimet

Në këtë formë Los Blancos kanë shfrytëzuar mundësinë e blerjes për 30 milionë euro të Moratas.

Nuk dihet nëse Los Blancos do ta mbajnë apo do ta shesin sërish Moratan, të cilin tash do ta vlerësojnë 75 milionë euro. /Telegrafi/