Atletico Madridi ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për blerjen përfundimtare të sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata nga Chelsea.
Morata ishte huazuar në janar të këtij viti te klubi spanjoll në një marrëveshje huazimi prej 18 muajve me mundësi transferimi të përhershëm.
Megjithatë, klubi spanjoll nuk ka pritur përfundimin e huazimit dhe ka arritur marrëveshje të re për blerjen përfundimtare të tij sot (e shtunë).
“Atletico de Madrid dhe Chelsea FC kanë arritur një marrëveshje mbi transferimin e Alvaro Morata nga 1 korriku 2020”.
“Sulmuesi spanjoll do të luajë në klubin tonë në këtë sezon, siç ishte rënë dakord kur ai u bashkua me Atletico de Madrid në afatin e transferimeve të janarit, dhe transferimi i tij do të bëhet e përhershëm në fillim të sezonit 2020-21”, njofton klubi spanjoll.
📝 | Agreement with @ChelseaFC over the transfer of @AlvaroMorata from July 1, 2020. The striker will play at our club on loan this season and the move will become permanent ahead of the 2020-2021 season
👉 https://t.co/dX4mI5Nxgw#AúpaAtleti pic.twitter.com/rpU8Tex0S3— Atlético de Madrid (@atletienglish) July 6, 2019
Morata bëri debutimin e tij në klubin spanjoll më 3 shkurt kundër Betisit, ndërsa që atëherë, spanjolli ka luajtur 17 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola.
Transferimi i tij thuhet se do t’i kushtoj Atleticos plot 50 milionë euro. /Telegrafi/