Telegrafi

Zyrtare: Moise Kean huazohet te PSG

(Foto: Screenshot/Twitter/Paris Saint-Germain)

Moise Kean i është bashkuar Paris Saint-Germainit në formë huazimi njëvjeçar nga Evertoni.

Dy klubet kanë konfirmuar përmes faqeve të tyre në rrjetet sociale, se lojtari italian do të luajë në Parc de Princes gjatë këtij sezoni.

“Mirë se vjen në Paris, Moise Kean”, shkruan në postimin e klubit francez që e ka shoqëruar me një video mirëseardhjeje.

https://twitter.com/PSGbrasil/status/1312843129326915586

“Moise Kean do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2020/2021 te Paris Saint-Germaini. Shumë fat për sezonin, Moise!”, shkruan në njoftimin e Evertonit.

20-vjeçari iu bashkua Evertonit në verën e vitit 2019 nga Juventusi dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare me klubin anglez. /Telegrafi/