Pas Federico Dimarco dhe Matteo Darmian, Interi ka njoftuar edhe zyrtarisht një zgjatje të re të kontratës, kësaj radhe me Henrikh Mkhitaryan deri në vitin 2026.
Ka qenë një ditë e ngarkuar për Nerazzurrët, pasi kanë lëshuar deklarata gjatë gjithë pasdites, duke e lidhur Dimarco me klubin deri në qershor 2027 dhe veteranin Darmian deri në 2025.
Mkhitaryan është i fundit që u zyrtarizua , ndërsa ai kishte marrëveshje deri në fund të këtij sezoni.
🚨 ATTENTION 🚨
Renewal announcement 📢👉 https://t.co/DHWMpuGzqB#ForzaInter #Mkhitaryan2026 pic.twitter.com/UOUKYWfFhW
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) December 30, 2023
Reprezentuesi armen mbush 35 vjeç muajin tjetër dhe iu bashkua Interit si lojtar i lirë nga Roma në verën e vitit 2022.
Ai erdhi në Serie A fillimisht te Roma në vitin 2019, në formë huazimi dhe më pas bëri lëvizje të përhershme nga Arsenali.
Mesfushori veteran ka bërë 73 paraqitje për Interin, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë shtatë asistime./Telegrafi/