Arsenali ka njoftuar se Henrikh Mkhitaryan i është bashkuar Romës në mënyrë permanente.
Anësori armen ishte i huazuar te skuadra italiane për një sezon, derisa The Gunners e rikthyen atë me të përfunduar edicioni.
Por, Arsenali bëri të ditur se me një marrëveshje të dyanshme me lojtarin, vendosën që të ndërprisnin kontratën.
Thank you, @HenrikhMkh
And good luck with @ASRomaEN 👊
— Arsenal (@Arsenal) August 31, 2020
Kjo gjë i lejoi Mkhitaryanit që t’i bashkohet Romës përfundimisht.
Armeni ishte transferuar te Arsenali nga Manchester Unitedi në janarin e vitit 2018, si pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin me Alexis Sanchezin.
Ty dy lojtarët dështuan të tregonin vetën në skuadrat përkatëse, derisa kiliani është pjesë e Interit. /Telegrafi/