Site icon Telegrafi

Zyrtare: Mirlind Daku kalon te Kukësi

Kukësi ka arritur të nënshkruajë me sulmuesin Mirlind Daku që është pjesë e Kosovës U-21.

Ka qenë vet klubi i Kukësit, që përmes një njoftimi  në faqen zyrtare e ka zyrtarizuar këtë afrim. Daku do të vij në formë huazimi te skuadra verilindore, por ka edhe një opsion për blerjen e tij.

21-vjeçari vjen nga skuadra kroate Osijek dhe është një përforcim për qendrën e sulmit të Kukësit.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin kroat të Osijek për futbollistin Mirlind Daku. Shtatlarti vjen në formë huazimi te skuadra jonë, me të drejtë blerjen e kartonit të tij”.

“21-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e “Dardanëve” U-21, ka luajtur me skuadrën e Hajvalia dhe Llapit në Kosovë”.

“Gjithashtu, Daku është aktivizuar në shtatë ndeshje me Kosovën U-21,  ku është dhe autor i dy golave. Futbollisti i datëlindjes 1998, luan si sulmues qendre dhe sezonin e shkuar u aktivizua 15 herë për Osijekun në Kroaci, duke shënuar dy gola”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version