Mirlind Daku është larguar nga Kroacia dhe karrierën do ta vazhdoj në Slloveni.
Sulmuesi gjilanas pas gjashtë muajve të kaluar tek Osijeku, tani është huazuar në elitën e futbollit slloven.
Është kampioni në fuqi i Sllovenisë, NS Mura që ka fituar garën me ekipet tjera të interesuara për t’i marrë shërbimet e Dakut.
24-vjeçari është huazuar te Mura për gjashtë muaj nga skuadra kroate Osijek.
Ka qenë klubi slloven që tanimë e ka prezantuar Dakun dhe janë shumë të lumtur që kanë marrë reprezentuesin kosovar në radhët e veta.
“Mirlind Daku është një futbollist që e kemi ndjekur prej kohësh. Shifrat e tij, sidomos nga kampionati i Kosovës flasin vetë. Ai është një sulmues që është mësuar të shënojë gola. Besoj se do të intensifikojë konkurrencën në sulm dhe do të na ndihmojë të arrijmë rezultatet më të mira të mundshme”, deklaroi drejtori sportiv i Muras, Denis Rajbar.
𝐌𝐢𝐫𝐥𝐢𝐧𝐝 𝐃𝐚𝐤𝐮 𝐣𝐞 𝐜̌𝐚𝐫𝐧𝐨-𝐛𝐞𝐣𝐥𝐢!
Nova moč v Murski Soboti, čarno-bejle je okrepil napadalec iz Kosova, ki se k Muri seli iz hrvaškega prvoligaša Osijeka.
Več ➡ https://t.co/dv6Kq0mxj2#čarnobejli #mismomura pic.twitter.com/Ee4KedRF3s
— NŠ Mura (@nsmura_ms) February 7, 2022
Mura është kampion në fuqi i Sllovenisë, por këtë edicion ka mbetur mbrapa në luftën për titull. Aktualisht bardhezinjtë ndodhen në pozitën e pestë në tabelëme 29 pikë, 10 më pak se lideri Maribor, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/