Mbrojtësi Joao Miranda ka arritur marrëveshje me Jiangsu Suning, pasi e ka ndërprerë kontratën e tij me pëlqim të ndërsjellë me Interin.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me Joao Miranda, i cili do të shkojë në Jiangsu Suning”.
“Mbrojtësi brazilian u bashkua me Interin në 2015 dhe gjatë katër sezoneve me Nerazzurrët, ai bëri 121 paraqitje dhe shënoi një gol”.
🚨 | ANNUNCIO
In bocca al lupo per il futuro @miranda023!
👉 https://t.co/9K8MMUD4Ja #FCIM
— Inter ⭐⭐ (@Inter) July 26, 2019
Miranda sot kishte një takim me drejtorët e klubit këtë mëngjes ku dha dritën e gjelbët ë të bashkohet me klubin kinez.
Jiangsu Suning dhe Inter janë të dyja në pronësi të Grupit Suning. Miranda do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare. /Telegrafi/