Siç ishte pritur, Miralem Pjanic e ka vazhduar zyrtarisht kontratën me Juventusin deri në vitin 2023.
Mesfushori tani 28 vjeç është pjesë e klubit që dy vite, kur Juve e kishte aktivizuar klauzolën për blerjen e tij nga Roma.
Boshnjaku tani me rinovim do të marr 6.5 milionë euro pagë plus bonuset.
Kontratës së tij do t’i shtohen edhe dy vite, pasi e vjetra do të skadonte deri në vitin 2021, ndërsa kishte pagë 4.5 milionë euro në vit.
Për të kishte interesim nga klube si Barcelona dhe Paris Saint-Germain.
Klubi e ka konfirmuar vazhdimin e tij në rrjetet sociale.
OFFICIAL: @Miralem_Pjanic extends Juventus contract through 2023!
🗞➡️ https://t.co/eU4wozSP1T#ForzaJuve 🏳🏴 pic.twitter.com/ez8vcrUnma
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 21, 2018
Pjanic ka zhvilluar 92 ndeshje me Juventusin, ku ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 28 asistime. /Telegrafi/