Derbi i parë i Milanos për sezonin 2017/2018 duhet të luhet në Kinë.
Ndeshja do të luhet me 24 korrik në Nanjing Olympic Sports Center të Nanchinos, e cila është ‘shtëpia’ e Jiangsu Suning.
Ndeshja është në kuadër të turneut miqësor International Champions Cup, tashmë tradicional.
Ndeshja është zyrtarizuar në një konferencë për shtyp në Shangai, ku prezen ishte ish-portieri i Interit, Walter Zenga, i cili ka thënë:
“Isha edhe unë kur Interi kishte vizituar Kinën në vitin 1978, atëherë ishim klubi italian që e kishte bërë atë”. /Telegrafi/