Telegrafi

Zyrtare: Milik i bashkohet Napolit (Foto)

Aurelio De Laurentiis ka mirëpritur Arkadiusz Milikin në Napoli, por numri 9 është lënë i lirë, pasi sulmuesi ka marrë fanellën me numër 99.

Klubi është duke festuar ditëlindjen e saj të 90-të sot, me një ‘Party’ në San Paolo dhe presidenti i Napolit me anë të një ‘tweeti’ ka mirëpritur sulmuesin polak, duke konfirmuar se së shpejti do të bashkohet me skuadrën.

“Është një nder që të jem pjesë e Napolit. Ka tifozë fantastik me shumë pasion, një klub i madh me një histori të lavdishme. Dua të bëj këta tifozë të lumtur”, ka shkruar Milik në faqen e tij në ‘Facebook’.

Interesante është se nënshkrimit i ri nga Ajaxi i është dhënë fanella me numrin 99, duke lënë hapësirë për një numër 9 të ri.

Napoli kanë ndjekur një zëvendësim për Gonzalo Higuain, me Mauro Icardin e Interit si synimin e tyre kryesor. /Telegrafi/