Site icon Telegrafi

Zyrtare: Milani transferon De Ketelaeren

Charles De Ketelaere më në fund ka përfunduar transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, duke u bërë nënshkrimi më i shtrenjtë i kësaj epoke.

Ai do të veshë fanellën me numrin 90 dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027, ku pritet të fitojë 2.2 milionë euro në sezon.

Negociatat u zvarritën gjatë gjithë verës dhe disa herë dukeshin në prag të kolapsit, por më në fund u arrit një marrëveshje për 32 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse.

Klubi belg do të mbajë 12.5 për qind të tarifës së transferimit të ardhshëm.

Reprezentuesi 21-vjeçar belg fluturoi mbrëmë nga Brukseli dhe bëri testet e tij mjekësore sot përpara se të nënshkruante kontratën pesëvjeçare në selinë e Casa Milan.

Me 35 milionë euro, De Ketelaere është nënshkrimi më i shtrenjtë që Milanit nën drejtimin e Paolo Maldinit dhe Frederic Massaras. /Telegrafi/

Exit mobile version