Telegrafi

Zyrtare: Milani rinovon me Storarin

Milani e ka konfirmuar rinovimin portierin e njohur Marco Storari deri në vitin 2018.

Portieri që në janar i mbush 41 vjet u bashkua në dimër nga Cagliari.

AI kishte ruajtur edhe portën e Juventusit për disa vite, ndërsa tani është zëvendësues i Gianluigi Donnarummas.

“AC Milan u njofton se e ka vazhduar kontratën me Marco Storarin deri në qershor të vitit 2018”.

“Pasi erdhi nga Cagliari në dimër a nuk kishte shumë hapësira, por është shumë i rëndësishëm që t’i ndihmojë në rritjen e tyre Donnarumman, Alessandro Plizzarin dhe Alessandro Guarnonen”, thuhet në komunikatën e klubit.

Ky nuk është rinovimi që e kanë pritur tifozët e Milanit, pasi portieri kryesor Donnarumma nuk është duke rinovuar. /Telegrafi/