Telegrafi

Zyrtare: Milani nënshkruar përfundimisht me Junior Messias

Milani njoftoi se sulmuesi anësor Junior Messias, do të jetë kuqezi për dy vitet e ardhshme, pasi klubi kuqezi ka vendosur ta blejë.

Messias u bashkua nga Crotone në vitin 2021 si huazim për një sezon me opsionin për të blerë. Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e cila skadon në vitin 2024.

Messias shënoi 15 gola gjatë dy sezoneve të tij me Crotone për të fituar një lëvizje te kuqezinjtë.

Goli i tij i parë për Milanin ishte ai i fitores në Atetico Madrid në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, që ishte fitorja e tyre të vetme.

Në total, ai bëri 26 paraqitje në Serie A dhe shënoi pesë gola, duke përfshirë dy në fitoren 3-0 ndaj Genoas.

Ai fitoi titullin e kampionit me Milanin sezonin e kaluar./Telegrafi/