Milani ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin Fode Ballo-Toure nga Monaco.
Mbrojtësi senegalez nënshkroi marrëveshjen në Casa Milan këtë mëngjes me Rossonerët që duhet të paguajnë 4.2 milionë euro plus 500 mijë tjera bonuse për skuadrën e Ligue 1.
Ballo-Toure pritet të jetë alternativë e Theo Hernandez në të majtë të mbrojtjes së skemave të Stefano Piolit.
Transferimin e lojtarit e ka konfirmuar vet klubi kuqezi me anë të faqeve të tyre zyrtare.
Official Statement: Fodé Ballo-Touré ➡ https://t.co/tWklchNrgp
Comunicato Ufficiale: Fodé Ballo-Touré ➡ https://t.co/nl44NsXAmu#NewPlayerUnlocked #SempreMilan pic.twitter.com/HGppjZq5MY
— AC Milan (@acmilan) July 18, 2021
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Fode Ballo-Toure nga AS Monaco”.
“Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë me Rossonerët deri më 30 qershor 2025 dhe do të veshë fanellën me numrin 5”, thuhet në deklaratën e Milanit. /Telegrafi/
Medicals ✅
Contract signing ✅
Casa Milan ✅That’s all for your Day 1 🔴⚫
See you tomorrow 😉⚽#NewPlayerUnlocked #SempreMilan pic.twitter.com/22a7VmMVVe— AC Milan (@acmilan) July 18, 2021