Telegrafi

Zyrtare: Milani nënshkruan me Reinan dhe Strinic

Milani edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me Pepe Reinan nga Napoli, por jo vetëm.

Klubi nga Milano ka nënshkruar edhe me mbrojtësin e Sampdorias, Ivan Strinic.

Këto dy kalime janë konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Serie A, ku njoftoi se dyshja erdhën si lojtarë të lirë.

Ivan Strinic gjatë një momenti në ndeshjes mes Kroacisë dhe Danimarkës (Foto: Getty Images)

Aty shpjegohet se me Reainan marrëveshja është nënshkruar me 16 mars, kurse ajo e Strinic 14 ditë më parë.

Portieri spanjoll ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, kurse kroati deri në vitin 2021.

Lexo po ashtu Bonucci i hapur për t'u transferuar te PSG

Reina në të kaluarën ka luajtur edhe Barcelonë, Villarreal, Liverpool dhe Bayern Munich.

Ndërsa Strinic ka luajtur te klubi si Hajduk Split, Dnipro dhe Napoli. /Telegrafi/