Milani ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e anësorin sulmues të Genoas, Lucas Ocampos, i cili vjen me huazim deri në fund të sezonit.
Rossonerët kanë larguar me huazim M’Baye Niangun te Watfordin, kështu që iu nevojitet një lojtar sulmi si zëvendësim i francezit.
Një marrëveshje me skuadrën e Genoas ishte rënë dakord para disa kohëve, por argjentinasi ishte i huazuar nga Marseille, kështu që ishte e nevojshme edhe miratimi nga skuadra e Ligue 1.
Dhe, tani ka ardhur edhe konfirmimi i Marseillet, me skuadrën nga San Siro që zyrtarisht ka njoftuar se ata kanë nënshkruar me Ocamposin.
“AC Milan njofton nënshkrimin me lojtarin Lucas Ocampos në formë huazimi nga Genoa CFC, deri më 30 qershor të vitit 2017”, thuhet në deklaratën zyrtare të Milanit. /Telegrafi/