Milani ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Jens Petter Hauge nga klubi norvegjez Bodo/Glimt.
Hauge, i cili bëri përshtypje kundër Milanit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës javën e kaluar, ka nënshkruar një marrëveshje deri në qershor 2025 me Rossonerët.
Është vet klubi italian nga San Siro që ka konfirmuar transferimin e norvegjezit me anë të faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.
Official Statement: Jens Petter Hauge ➡️ https://t.co/gb3HSkfkXU
Comunicato Ufficiale: Jens Petter Hauge ➡️ https://t.co/tmyKxGJuSM#ReadyToUnleash #SempreMilan pic.twitter.com/kOD4zL67wr
— AC Milan (@acmilan) October 1, 2020
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Jens Petter Hauge nga FK Bodo/ Glimt”.
“Sulmuesi norvegjez bashkohet me Rossonerët deri më 30 qershor 2025”.
“Sulmuesi do të veshë fanellën me numrin 15”, thuhet në deklaratën e Rossonerëve. /Telegrafi/