Telegrafi

Zyrtare: Milani nënshkruan me Laxaltin

Diego Laxalt (Getty Images)

Milani ka nënshkruar zyrtarisht me anësorin uruguaian të krahut të majtë, Diego Laxalt.

Ylli uruguain edhe zyrtarisht është regjistruar si lojtar i Milanit.

Transferimi i Laxaltit nga Genoa raportohet se i ka kushtuar Rossonerëve 18 milionë euro.

Lexo po ashtu Milani ‘godet’ dy herë, Casillejo dhe Laxalt kryejnë vizitat mjekësore

Është faqja zyrtare e Serie A që ka konfirmuar se Milani ka depozituar kontratën e Laxaltit në federatë.

24-vjeçari kaloi testet mjekësore 24 orë më parë, dhe MilanNews raporton se ai filloi stërvitjen në mëngjesin e sotëm.

Diego Laxalt (Getty Images)

Laxalt, i cili filloi karrierën e Serie A me Interin në vitin 2013, shënoi tetë gola dhe ndihmoi me 12 asistime në 117 paraqitje për Genoan.

Përveç si mbrojtësi i krahut të majtë, ai mund të luajë edhe në mesfushë dhe si sulmues krahu. /Telegrafi/